Në çdo pjesë të botës, produktet e bëra nga mielli sigurojnë ushqim të përditshëm për miliarda njerëz. Për të festuar rëndësinë globale të miellit në jetën tonë të përditshme, “Muzeu Botëror i Miellit”, ka themeluar edhe “Ditën Botërore të Miellit”, e cila shënohet çdo vit me datën 20 Mars.
Radio KFOR-i me këtë rast kontaktoi drejtorin e Fabrikës së Miellit “Prapashtica”, në komunën e Lipjanit, z. Agon Asllani, i cili theksoi rëndësinë e miellit: “Mielli në përgjithësi është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut, sepse pa miell nuk ka jetë. Prandaj, kam edhe një mesazh për dëgjuesit e Radios suaj dhe të gjithë të tjerët, që ata që kanë mundësi le të merren më shumë me bujqësi, të mbjellin më shumë grurë dhe misër, sepse pa bujqësi nuk ka jetë.”
Shënimi i “Ditës Botërore të Miellit” me datën 20 Mars, u bë duke ditur se në Hemisferën Veriore, është fillimi i stinës së pranverës dhe është koha për mbjellje, kurse në Hemisferën Jugore është fillimi i stinës së vjeshtës dhe është koha për korrje.