Komunikimi ka fuqinë të bashkojë njerëzit, të krijojë mirëkuptim, por edhe të ndikojë në mënyrën se si formohet opinioni publik. Sipas ‘Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit’, rreth 6 miliardë njerëz apo 74% e popullsisë botërore, përdornin internetin vetëm gjatë vitit 2025.
Nga data 1 deri më 7 nëntor, po shënohet ‘Java Botërore e Komunikimit’, një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e komunikimit të qartë, dëgjimit aktiv dhe shkëmbimit të përgjegjshëm të informacionit.
Komunikimi nuk nënkupton vetëm të folurit, por edhe aftësinë për të dëgjuar, kuptuar dhe respektuar mendimet e të tjerëve. Në fund të fundit, një komunikim më i mirë krijon ura mes njerëzve dhe kontribuon në një shoqëri më të informuar, më të hapur dhe më mirëkuptuese.







