– Më 2 nëntor, të vitit 1970, Pink Floyd publikuan në Mbretërinë e Bashkuar albumin e tyre të katërt, të titulluar ‘Atom Heart Mother’. Albumi u bë i pari i grupit që arriti vendin e parë në klasifikimet britanike.
– Në po këtë datë, të vitit 1971, Rod Stewart nisi qëndrimin pesë javor në krye të Billboard Hot 100, në SHBA me këngën “Maggie May / Reason to Believe”, duke shënuar hitin e tij të parë solo në krye të klasifikimit amerikan.
– Në këtë datë, të vitit 1981, bendi The Police publikuan studio albumin e tyre të katërt, të titulluar ‘Ghost in the Machine’. Albumi përfshin disa prej këngëve më të njohura të grupit, mes tyre “Invisible Sun”, “Every Little Thing She Does Is Magic”, “Spirits in the Material World” dhe “Secret Journey”.







