– Më 28 shtator të vitit 1976, Stevie Wonder publikoi studio albumin e tij të tetëmbëdhjetë, të titulluar ‘Songs in the Key of Life’.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1972, grupi amerikan The Temptations publikoi këngën “Papa Was a Rollin’ Stone”.
– Në këtë datë, të vitit 2002, Madonna u votua si këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave, në një anketë që përfshinte mbi 75 mijë persona në rrjetin televiziv VH1. Megjithatë, kritikët dhe fansat patën kundërshtime vetëm për pozitën e këngëtares Kylie Minogue, e cila renditej në vendin e dytë në këtë listë.







