– Me 6 gusht, të vitit 2001, Whitney Houston u bë këngëtarja më e paguar në botë, pas nënshkrimit të kontratës që ajo e bëri me kompaninë disko-grafike ‘Arista’, që kapte vlerën mbi 100 milion dollarë.
– Sot me 6 gusht, feston ditëlindjen këngëtarja Geri Halliwell, ish pjesëtarja e grupit Spice Girls, e lindur në vitin 1972. Ajo u nda nga grupi në vitin 1998, për të vazhduar karrierën si solo këngëtare.
– Në këtë datë të vitit 1988, grupi Guns N’ Roses arritën për herë të parë që të klasifikohen në vendin e parë në Top 10 të Billboard Hot 100, me këngën “Sweet Child O’ Mine”.







