Edhe pse shpesh shkaktojnë pritje dhe vonesa, semaforët janë ndër shpikjet më të rëndësishme për sigurinë dhe organizimin e trafikut. Çdo vit, më 5 gusht, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Semaforit”, e cila vlerëson rolin e tyre në parandalimin e aksidenteve dhe lehtësimin e qarkullimit në rrugë.
Fillimisht semaforët kishin vetëm dy ngjyra, ndërsa në vitin 1923 u shtua edhe drita e verdhë, e cila paralajmëron drejtuesit e mjeteve të përgatiten për ndalim ose lëvizje.
Sot, semafori është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, ndërsa kjo ditë synon të nxisë ndërgjegjësimin se respektimi i sinjalistikës rrugore mbetet një nga faktorët kryesorë për rritjen e sigurisë në rrugë.







