Java që po e lëmë pas, ka sjellë risi të rëndësishme në botën e teknologjisë. OpenAI ka prezantuar ChatGPT Translate, një mjet të ri përkthimi në internet që mbështet mbi 50 gjuhë dhe synon të konkurrojë drejtpërdrejt Google Translate. Ndryshe nga platforma e Google-it, mjeti i ri OpenAI, aktualisht fokusohet vetëm në përkthimin e tekstit dhe ende nuk ka aplikacion të dedikuar për celularë, megjithatë OpenAI ka premtuar përmirësime të vazhdueshme.
Ndërkohë, bashkëthemeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, ka prezantuar Bitchat, një aplikacion mesazhesh që funksionon plotësisht pa internet. Duke përdorur Bluetooth, aplikacioni ofron komunikim të enkriptuar, pa llogari dhe pa mbledhje të të dhënave personale, duke u pozicionuar si zgjidhje ideale për situata emergjente.
Në fushën e transportit, Dubai pritet të nisë deri në fund të vitit shërbimin e parë komercial të taksive ajrore elektrike, të zhvilluara nga Joby Aviation. Mjetet me ngritje dhe ulje vertikale ofrojnë fluturime të shpejta, pa emetime dhe me zhurmë minimale.
Sa i përket sigurisë online, TikTok ka njoftuar masa më të forta për verifikimin e moshës në BE, duke përdorur analiza të sjelljes dhe përmbajtjes për mbrojtjen e fëmijëve.
Edhe YouTube po zgjeron kontrollet prindërore, me kufizime kohore dhe rekomandime më edukative për adoleshentët.







