– Më 7 shtator të vitit 1987, dyshja angleze e muzikës pop, Pet Shop Boys, publikuan albumin e dytë në studio, të titulluar ‘Actually’.
– Në këtë datë, por të vitit 1979, këngëtari anglez Gary Numan, publikoi solo albumin e tij debutues, të titulluar “The Pleasure Principle”.
– Më 7 shtator të vitit 1985, David Bowie dhe Mick Jagger u renditën në vendin e parë të tabelës së këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me versionin e tyre të këngës “Dancing in the Street”. Kënga origjinale ishte interpretuar nga dyshja Martha Reeves and The Vandellas, në vitin 1964.







