– Sot, me 11 tetor, feston ditëlindjen rap artistja dhe kantautorja amerikane, Cardi B. Ajo është një nga rap artistet më të suksesshme të gjeneratës së saj. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë “Girls Like You”, “I Like It” dhe “Bodak Yellow”.
– Më 11 tetor, të vitit 1983, këngëtari Lionel Richie, publikoi solo albumin e tij të dytë, të titulluar ‘Can’t Slow Down’, i cili arriti u shit në mbi 10 milionë kopje vetëm në Amerikë.
– Më 11 tetor, të vitit 2016, këngëtari Rod Stewart mori titullin “Sir”, në Pallatin Buckingham.
– Në këtë datë të vitit 2013, këngëtarja Lady Gaga, bëri debutimin e saj në botën e filmit, duke luajtur personazhin ‘La Camaleon’ në filmin aksion-krim, të Robert Rodriguez, ‘Machete Kills’.







