Hiqni mënjanë pijet e gazuara sepse sot për ‘’Ditën Ndërkombëtare të Çajit’’ (21 maj), ne pijmë pijen më të njohur në botë!
Në mbarë globin sot (21.05.24), festohet ‘Dita Ndërkombëtare e Çajit’, e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Çaji është pija më e konsumuar në botë, pas ujit. Besohet se çaji e ka origjinën në Indinë Verilindore, Mianmarin Verior dhe Kinën Jugperëndimore, por vendi i saktë ku u rrit për herë të parë bima nuk dihet.
Prodhimi dhe përpunimi i çajit kontribuon në uljen e varfërisë ekstreme. Për më tepër, ekziston një nevojë urgjente për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit për rëndësinë e çajit për zhvillimin rural dhe jetesën e qëndrueshme. Prandaj, vendet prodhuese të çajit duhet të integrojnë sfidat e ndryshimeve klimatike, si në frontin e përshtatjes ashtu edhe në atë të zbutjes, në strategjitë e tyre kombëtare të zhvillimit të çajit.







