– Me datën 21 maj, të vitit 1955, Chuck Berry incizoi këngën debutuese “Maybellene”, këngë e cila njihet si ndër të parat të zhanrit rock‘n’roll. “Maybellene” kryesoi edhe tabelën R&B në top listën Billboard, në SHBA.
– Në po këtë datë, të vitit 2011, këngëtarja Adele, u radhit në pozitën e parë të këngëve më të mira, në Billboard, me këngën ‘Rolling In The Deep’, pjesë e albumit të saj të dytë të titulluar ‘21’. Video-klipi i kësaj kënge, ishte nominuar për 7 çmime në ‘MTV Video Music Awards’. Kënga në fjalë ishte zgjedhur po ashtu nga Billboard, si ‘Singli i vitit 2011’.
– Me datën 21 maj, të vitit 1972, kishte lindur reperi amerikan, Notorious B.I.G.
Ai ishte qëlluar me armë në Los Angeles, me 9 mars, të vitit 1997 dhe atë ditë, ndërroi jetë në moshën 24 vjeçare. Pas vdekjes së tij, u publikuan edhe 3 albume të tjera (Post mortum), të cilët u shitën në mbi 17 milion kopje, vetëm në SHBA.