– Me 18 nëntor, të vitit 1993, Nirvana regjistruan një sesion të veçantë të këngëve të tyre në ‘MTV Unplugged’, në New York. Nirvana po ashtu këndoi një listë të këngëve nga materiale kryesisht më pak të njohura dhe versione të këngëve të këngëtarëve tjerë.
– Në po këtë datë, të vitit 1993, këngëtari i grupit Pearl Jam, Eddie Vedder u arrestua në New Orleans, për prishjen e rendit dhe qetësisë, pas një përleshjeje që ndodhi në një bar nate.
– Me 18 nëntor, të vitit 2007, publicisti i famshëm amerikan, Paul Wasserman, vdiq në moshën 73 vjeçare. Ai ishte kompozitor për këngëtarët dhe grupet më të famshme në botë si: The Rolling Stones, The Who, Bob Dylan, Neil Diamond, Paul Simon dhe të tjerë.