Bullizmi është dhunë psikologjike ose fizike, që ushtrohet vazhdimisht nga një person kundrejt një individi tjetër, prandaj çdo vit, janë të shënuara dy ditë në kalendarë që tregojnë rëndësinë e kësaj dite, është e premtja e tretë në nëntor dhe e premtja e parë në shkurt, që shënojnë ‘Ditën Botërore Kundër Bullizmit’.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 20 për qind e fëmijëve midis moshave 12 dhe 18 vjeç, thonë se kanë përjetuar bullizime. Në shkallë globale, një e treta e të rinjve në botë, janë të bullizuar. Bullizimet tek fëmijët kryesisht ndodhin në shkollë, në mjedise shkollore apo në lagje, mirëpo bullizimet ndodhin edhe tek moshat madhore, kryesisht në vende pune. Disa ngacmues, përdorin gjithashtu mesazhe dhe platforma online për të synuar viktimat e tyre, që kanë për qëllim bullizimin. Për disa fëmijë, ngacmimi bëhet aq i keq, saqë nxënësit nuk duan më të shkojnë në shkollë apo akoma më keq, disa të tjerë, për shkak të bullizmit bëjnë vetëvrasje.
Për herë të parë ‘Dita Botërore Kundër Bullizmit’, u shënua në vitin 2008, në Kanada. Gjatë ngjarjes fillestare, mbi 125.000 studentë, mbanin këmisha ngjyrë rozë për të ngritur zërin e tyre kundër bullizmit.