– Me 29 shtator, të vitit 2004, gazeta ‘The Sun’, raportoi se Michael Jackson kishte një fëmijë, që në atë kohë ishte 19 vjeçar. Omar Bhatti thuhej se ishte djali i tij, pas një nate që ai kishte kaluar me nënën e tij në Kaliforni, 19 vite më parë.
– Në këtë datë, të vitit 2001, këngëtarja Jennifer Lopez, u martua me valltarin Cris Judd, që e kishte njoftuar gjatë incizimeve të këngës së saj ‘Im Real’. Ata u ndanë dy vite më vonë, në qershor të vitit 2003.