Policia e Kosovës, me njësitet e saj, në të gjitha rrugët e vendit, po realizon kontrolle intensive, me qëllim të menaxhimit të trafikut dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, përmes Radio KFOR-it, apelon për kujdes të shtuar: “Respektoni shenjat e trafikut rrugor, shmangni tejkalimet e rrezikshme, mos i përdorni telefonat mobil gjatë drejtimit të automjetit, bëni pushim kur jeni të lodhur dhe përshtateni lëvizjen e automjetit sipas kushteve të rrugës në mënyrë që ju dhe pjesëmarrësit në trafikun rrugor të jeni të sigurt”.
Kurse, sa i përket njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar: 1 aksident trafiku me fatalitet, 21 aksidente me të lënduar, 46 aksidente me dëme materiale, janë shqiptuar 1.460 tiketa trafiku, janë 17 persona të arrestuar dhe 13 persona në mbajtje.
Policia e Kosovës në shërbim të të gjithë njerëzve, në Kosovë!