– Më datën 26 korrik, të vitit 1968, grupi The Jackson 5, nënshkruan një kontratë njëvjeçare me Motown Records. Ata bënë histori në vitin 1970, ku katër këngët e tyre të para, arritën të listohen në vendin e parë në tabelat muzikore të Billboard Hot 100, me këngët ‘I Want You Back’, ‘ABC’, ‘The Love You Save’ dhe ‘I’ll Be There’.
– Më 26 korrik, të vitit 2006, kitara me të cilën i mësoi akordet e para Sir Paul McCartney, në një ankand në “Abbey Road Studios” të Londrës, arriti që të shitet për 330 mijë funta. Kitara akustike “Rex”, e ndihmoi McCartney-n të bindte John Lennon, që të bashkohej me grupin e tij, The Quarrymen, në vitin 1957.