– Në këtë datë, të vitit 1967, rock bendi Pink Floyd, bënë paraqitjen e tyre të dytë në “Top Of The Pops” të BBC-së, për të promovuar këngën e re të titulluar “See Emily Play”. Kënga vazhdoi të arrijë kulmin, duke u renditur në vendin e 6-të në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.
– Më 13 korrik, të vitit 1974, Elton John filloi një garë dy javore në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me studio albumin “Caribou”, i cili përmbante këngët “Don’t Let the Sun Go Down on Me” dhe “The Bit*h Is Back”.
– Në këtë datë, por të vitit 1985, grupi Duran Duran, zunë vendin e parë, në listën e këngëve më të dëgjuara në SHBA, me këngën ‘A View To A Kill’.