Të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, do i gëzohen festivalit të radhës “Playfest”, i cili do të mbahet nga data 20 deri më 24 korrik, në “Parkun e Lirisë”, në Ferizaj.
Organizatorët e festivalit në fjalë njoftojnë se, të rinjtë duhet të kapërcejnë shumë pengesa për të nisur një cikël të ri, meqë ata kanë nevojë për përvoja të reja, për të vlerësuar dallimet midis kulturave dhe traditave të ndryshme. Ata, vetëm atëherë mund të bëhen udhëheqës të paqes dhe ta bëjnë këtë botë, një vend më të mirë për brezat që do të vijnë.
Festivali “Playfest”, mëton të promovojë argëtimin, socializimin dhe zgjimin e ngazëllyer, përmes një mori aktivitetesh edukative dhe rekreative. Po ashtu, ky festival synon të nxis ekspozimin e të rinjve përmes një përzierjeje detyrash multikulturore dhe etnikisht të ndryshme, pavarësisht nga ngjyra apo besimi i tyre.