– Më 12 korrik, të vitit 1962, këngëtari Ray Charles zuri vendin e parë, në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar me baladën e titulluar “I Can’t Stop Loving You”. Kënga në fjalë, ishte e vetmja që u klasifikua në vendin e parë, në top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.
– Më 12 korrik, të vitit 1986, grupi Simply Red, u klasifikuan në vendin e parë në SHBA, me këngën ‘Holding Back The Years’. Vokalisti i Simply Red, Mick Hucknall e shkroi këngën në fjalë, kur ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, gjersa jetonte m e babain e tij.
– Në po këtë datë, por të vitit 1988, Michael Jackson udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar për të performuar për tetë net radhazi, për rreth 1 milion njerëz.