Nëse doni të argëtoheni dhe të mësoni më shumë fakte interesante dhe të çuditshme që janë të vërteta në botën tonë, Radio KFOR-i sjell tek ju disa nga më interesantet prej tyre:
– Shteti që konsumon më së shumti bukë në botë, është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës, arrin në 199.6 kg.
– Operacioni kirurgjik më i gjati në botë, ka zgjatur gjithsej 96 orë. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt, të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Paciente ishte Getrude Lewandowski.
– Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3.350 orë gjatë gjithë jetës së tij, duke u rruar dhe qethur.
– Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3.000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumifikimit apo balsamimit.
– Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë, nga shkrimtari Jose Rumanzo, nga Ekuadori. Poezia titullohet “Perusia” dhe përbëhet nga 7 volume, me 5.000 faqe gjithsej dhe nga 230 mijë rreshta.