– Më 8 korrik, të vitit 1966, bendi The Beatles, publikuan EP-in me 4 këngë, të titulluar, ‘Nowhere Man’, e cila përfshinte: ‘Drive My Car’, ‘Michelle’ dhe ‘You Won’t See Me’. Të katër këngët e mini-albumit janë marrë nga albumi i gjashtë i tyre, “Rubber Soul”.
– Në po këtë datë, por të vitit 1973, albumi i pestë i bendit Led Zeppelin, i titulluar “Houses Of The Holy”, arriti që të hyjë në top listat e albumeve më të dëgjuara në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi në fjalë, kaloi gjithsej 39 javë, në tabelën amerikane.