Në mbarë botën, më 15 qershor, festohet “Dita Globale e Erës” dhe kjo ditë shënohet si dita e zbulimit të mundësive të energjisë së erës.
Qëllimi i ditës së sotme, është të rrisë njohuritë e publikut për energjinë e erës dhe përdorimet e saj. Në këtë ditë, njerëzit në mbarë botën, festojnë rëndësinë e energjisë së erës dhe se si ajo mund të ndryshojë botën në të mirë të njerëzimit.
Energjia e erës gjeneron gjithashtu punësim. Profesioni i ‘Teknikëve e shërbimit të turbinave me erë’, është profesioni i dytë me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara apo i dyti më i kërkuari. Shumë vende të tjera, përveç Shteteve të Bashkuara, po i përdorin këto avantazhe. Kina, Gjermania, India, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Brazili, janë ndër prodhuesit kryesorë të energjisë së erës në botë.