Një nga kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë janë personat e moshuar të cilët shpesh herë kanë nevojë për përkujdesje. Personat e moshuar shpesh herë keqtrajtohen dhe nuk marrin trajtimin apo kujdesin e duhur. Sot me 15 qershor shënohet ‘Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Keqtrajtimin e të Moshuarve’, një datë që shënohet që nga viti 2006, për të rritur ndërgjegjësimin për proceset kulturore, sociale, ekonomike dhe demografike që ndikojnë në keqtrajtimin dhe neglizhencën ndaj të moshuarve.
Sipas OKS-së, mbi 700 milion njerëz në botë janë të moshës mbi 65 vjeç dhe mirëqenia e tyre varet nga faktorët ekonomik, gjendja psiko-sociale dhe shëndeti i përgjithshëm. Shumë të moshuar në botë përballen çdo ditë me keqtrajtime të ndryshme në vendet ku jetojnë apo edhe në shtëpitë e të moshuarve dhe 90% të rasteve janë keqtrajtime që vijnë nga familjarët.
Dhuroni dashuri për njerëzit që ju rrethojnë sidomos për personat e moshuar, të cilët kanë nevojë për dashuri dhe kujdes.