Me 7 dhjetor të vitit 1991, George Michael dhe Elton John ishin në pozitën e parë, në top listën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me një version live të këngës ‘Don’t Let the Sun go Down on Me’. Të gjitha përfitimet që morën nga kjo këngë ata i dhuruan për bamirësi.
Në këtë datë të vitit 2003, Britney Spears ishte në pozitën e parë në top listën amerikane me albumin e saj të katërt ‘In the Zone’. Në po këtë datë të vitit 2008, këngëtarja Leona Lewis kryesonte top listat angleze me këngën e saj ‘Run’.