Më shumë se një miliard njerëz flasin kinezishten, apo gjuhën Mandarin, si gjuhën e tyre të parë. Duke vlerësuar linguistikën dhe diversitetin kulturor, Kombet e Bashkuara në datën e sotme, 20 prill të vitit 2010, vendosën që të shënojnë edhe “Ditën e Gjuhës Kineze”.
Në lidhje me përparësitë e zotërimit të kësaj gjuhe, Radio KFOR-i kontaktoi z. Ilmet Balje, i cili është njohës i gjuhës kineze: “Kinezishten e kam mësuar që nga viti 2008, kur isha student në Amerikë. Aty vendosa të mësoj edhe një gjuhë tjetër. E zgjodha kinezishten sepse mu duk sfiduese dhe mund të them se nuk është gjuhë e vështirë ashtu siç duket. Unë mendoj se gramatika e saj është shumë e lehtë. Fillestarët mund të kenë problem me katër tonet e saj, por me kohë mësohen edhe ato, pra me dëshirë dhe vullnet mësohet secila gjuhë e botës.”
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1973, gjuhen kineze e përfshiu si gjuhë pune dhe me këtë synojnë t’u mësojnë njerëzve në të gjithë botën, përfitimet që mund të ketë mësimi i gjuhës kineze apo gjuhëve të ndryshme.