Me 21 prill të vitit 1977, Elvis Presley fillon turneun e tij të fundit në North Carolina të Amerikës.
Në këtë datë në vitin 2016, këngëtari i famshëm Prince vdes në moshën 57 vjeçare nga overdoza e medikamenteve qetësuese. Ai arriti kulmin e famës në vitet e 80-ta me albumet e tij ‘1999’ pastaj ‘Purple Rain’ dhe Sign O’ the Times. Ai ka publikuar më shumë se 30 albume.
Në vitin 2016, Adele u vlerësua si këngëtarja më e pasur në Britaninë e Madhe nga ‘Sunday Times Rich List’.