“Që nga themelimi në vitin 1999, valët e Radio KFOR-it dëgjohen me shumë ëndje, pasi janë valë që transmetojnë mesazhe paqësore, edukative, kulturore, mesazhe për tolerancë dhe bashkëjetesë. Përvoja ime këtu filloi me përfshirjen e vlerave themelore njerëzore, të tilla si besimi, integriteti dhe puna ekipore. Unë si menaxhere e Radio KFOR-it, gjithmonë jam munduar dhe mundohem që më të mirën t’u ofroj kolegëve të mi, dhe bashkë me ta dëgjuesve tanë.
Këto 20 vjet mund të përcaktohen si një kaleidoskop i kujtimeve të lumtura dhe më të mira të jetës sime, miqësi dhe marrëdhënie të reja.
Unë kam gjetur miqtë e mi të rinj për sa i përket bashkëpunëtorëve të mi që kanë punuar ditë e natë për ta bërë këtë ditë të mundshme për ta festuar sot bashkë. Gjatë njëzet viteve, Radio KFOR ka pësuar ndryshime, mirëpo gjithnjë jemi munduar që të jemi më afër dëgjuesve tanë dhe kështu me shumë punë e përkushtim mendoj që ia kemi arritur që të bëhemi çdo ditë e më të fortë dhe më efikas se kurrë më parë.
Radio KFOR-i përbëhet nga staf tejet i aftë i përbërë nga komuniteti shqiptar dhe serb. Bashkëpunimi tejet i mire, reflekton përmes valëve të Radios. Jam me fat që kam një ekip kaq fantastik të punonjësve të përkushtuar dhe besnikë.
Këto 20 vite të punës ime në Radio KFOR ishin vitet të cilat do ti kujtoj gjithmonë me simpati të madhe. Ishte një rrugë e gjatë, sfiduese, por kur përpiqesh të ndërtosh një përmbajtje të besueshme që thelb ka informimin e drejtë, edukimin, argëtimin, kujdesin, respektin ndaj njëri-tjetrin, ndaj vlerave të kulturës së përbashkët multietnike e paqësore, padyshim që suksesi ngadhënjen.
Me krenari mund të themi se kombe të ndryshme të trupave paqeruajtëse të KFOR-it, së bashku me ekipin e Radio KFOR-it kanë arritur që të përmirësojnë performancën e secilit dhe të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
I uroj Radio KFOR-it edhe shumë më shumë përvjetorë, shumë më shumë histori suksesi dhe shumë më shumë arritje të vijnë në rrugën tonë. Deri atëherë, le të vazhdojmë punën e mirë dhe të vazhdojmë të synojmë më shumë. Ndërsa thonë “ata që ëndërrojnë gjëra të mëdha, arrijnë gjëra të mëdha”. Dhe në fund më duhet të falënderoj edhe familjen time për shtyllën e jashtëzakonshme të mbështetjes, që qëndruan pas meje dhe më ndihmuan për të arritur ku jemi ne sot.”