SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nesër (26 nëntor) organizojnë mbrëmje për mbledhje të fondeve. “I See You” është motoja e kësaj mbrëmje e cila fillon në ora 19:00, në Sheshin 21.
Duke marrë pjesë në këtë mbrëmje kontribuohet në përkujdesje dhe mirëqenie të fëmijëve pa përkujdesje prindërore të SOS Fshatrave të Fëmijëve.
Çmimi i biletës është 35 Euro. Biletat mund tё porositen përmes telefonit në numrin: +383 38 74 98 87, përmes email adresës info@soskosova.org apo mund tё blihet direkt tek hyrja për nё mbrëmje.