Ping-pongu është një sport ku dy ose katër lojtarë gjuajnë topin duke përdorur raketat, e cila zhvillohet në një tavolinë speciale të fortë, e ndarë me një mrezhë në mes. Gjatë lojës, lojtarët duhet të lejojnë që vetëm një herë topi të prek pjesën e tyre, nëse ai e prek dy herë, do të thotë që servimi është humbur.
Edhe Federata e Ping- pongut të Kosovës, pas një aktiviteti të ngjeshur lobues dhe këmbëngulës, ia doli që në vitin 2003 të anëtarësohet si federatë e barabartë, në mesin e të gjitha federatave të tjera të botës, në Federatën Botërore të Ping-pongut dhe në Unionin Evropian të Pingpongut.
E pikërisht për këtë sport, Termokiss do të organizoj sot, (25 gusht), në ora 21:00, turnirin në Ping -pong, përmes të të cilit, të gjithë adhuruesit e këtij sporti do të mund të shijojnë lojën përkatëse, të krijojnë shoqëri të re dhe të argëtohen.