Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Shahut do të organizojë sot (25 shtator) një varg aktivitetesh në 5 qytete të Kosovës.
Këto aktivitete do të përfshijnë një numër të konsiderueshëm të fëmijëve, rinisë, femrave, seniorëve dhe veteranëve.
Kjo ngjarje do të organizohet në ambient të hapur, respektivisht nëpër qendra të qyteteve, ku krahas shënimit të kësaj jave, këto aktivitete do të kenë edhe qëllimin e masivizimit të sportit të shahut.
Qytetet ku do të mbahen këto aktivitete janë: Peja (ku përfshihet Deçani dhe Shoqata e të verbërve), Prishtina, Prizreni (ku përfshihet edhe Reçani apo komuniteti boshnjak), Ferizaj (ku përfshihet edhe Kaçaniku) dhe Rahoveci.