Rrezikshmëria e gazetarëve gjatë raportimit është një çështje e diskutuar globalisht. Për të diskutuar dhe për të mbajtur një trajnim lidhur me rreziqet ligjore dhe fizike me të cilat përballen gazetarët, me theks të veçantë kur mbulojnë temat për korrupsionin, në ambientet e revistës ‘Kosovo 2.0’ në Prishtinë, me datën 29 Nëntor të këtij viti, do të jetë i pranishëm për të diskutuar gazetari dhe fituesi i çmimit ‘Pulitzer’, Matthew Caruana Galizia.
Gazetari Galizia, do të ndajë përvojën e tij në këtë aspekt duke treguar edhe mënyra të shumta për t’u mbrojtur nga ndonjë rrezikshmëri gjatë punës si gazetar.
Të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në këtë diskutim, për t’u regjistruar, mund të dërgojnë një email në info@ktwopointzero.com.