Me moton “Nëse s’mund ta shohim botën, bota le të flasë për ne”, me 29 nëntor, fillon Festivali i vetëm Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival”, që organizohet nga Teatri AAB “Faruk Begolli”.
Ky festival synon të na afrojë me botën e artit, të promovojë vlerat tona dhe mbi të gjitha t’i mundësojë publikut kosovar të njihet me rrjedhat bashkëkohore në lëminë e artit, tha për Radio KFORin drejtoresha e festivalit respektiv, Burbuqe Berisha e cila gjithashtu shtoi:
“Kemi vendosur që këtë edicion ta modifikojmë me një fjali, e cila është shumë e rëndësishme për ne “Në qoftë se nuk do të kemi mundësi të kemi qasje në botë, atëherë bota le të ketë për ne”, sepse është një Festival Ndërkombëtar i teatrit, i cili përmban një program shumë të pasur artistik”, tha për Radio KFOR-in, Burbuqe Berisha.
Në programin garues do të paraqiten shtatë shfaqje teatrale që vijnë nga Italia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria e Kosova ndërsa në natën e fundit të festivalit, më 06 dhjetor 2018, në cilësinë e shfaqjes mysafire, do të jepet premierë shfaqja “Bretkosa”, prodhim i Teatrit AAB “Faruk Begolli”.