Ambasada Franceze në Kosovë dhe Fondacioni i Gjelbër i Ballkanit (BGF), këtë të enjte (29 nëntor) do të mbajnë konferencë për Ndotjen e Ajrit dhe Planifikimin Urban, që do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, nga ora 15:30.
Në këtë konferencë të nivelit të lartë do të mundësohet diskutimi i sfidave politike lidhur me cilësinë e ajrit në Prishtinë dhe lidhjet e saj me planifikimin urban, ku ekspertët francezë do të shkëmbejnë me homologët kosovarë kërkesat dhe politikat e lidhura me BE në fushën e cilësisë së ajrit dhe praktikat më të mira lidhur me Planifikimin Urban.
Për tu regjistruar në këtë konferencë, e cila është e hapur për publikun, mund të klikoni në vegzën e mëposhtme:
https://goo.gl/Ku2Zco