Sot është dita e Halloween-it, një festë e veçantë që festohet në shumë vende të botës, kurse në SHBA kjo ditë renditet si festa më e organizuar pas Krishtlindjeve.
Dita e 31 Tetorit shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur të tjerët, duke përdorur kunguj të mëdhenj, të ndriçuar nga brenda, skelete, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme etj.
Kësaj feste më së shumti i gëzohen fëmijët, të cilët maskohen dhe dalin për të mbledhur karamele. Kohëve të fundit, kjo festë është duke u festuar edhe tek në Kosovë, duke organizuar aktivitete të ndryshe enkas për këtë ditë.