Në kuadër të Green Festival 2019, sot (31 tetor), në Sallën 1 Tetori, në Prishtinë, nga ora 15:30-16:30, do të mbahet takimi ”Rrjeti i Bizneseve për Energji të Pastër “.
Ky projekt organizohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV), në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane dhe realizohet përmes Projektit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Vlen theksuar se KDWV është një shoqatë, e cila është e përkushtuar për të forcuar më tej lidhjet bilaterale dhe shkëmbimin e tregtisë midis Gjermanisë dhe Kosovës.