Tre artiste bashkojnë zërat, për një album të përbashkët

Dashamirët e muzikës klasike do të kenë rastin që të bëhen ndjekës të drejtpërdrejtë të një ngjarjeje kulturore, e cila do të ndodh nesër (11.10.18) në lokalet e Galerisë së Ministrisë, Kulturës dhe Sportit, në Prishtinë. Është pikërisht ansambli “Trio Vivo”, në përbërje të artisteve: Lejla Pula, në piano, Enkelejda Zajmi Gorani, në flaut dhe…

Baleti Kombëtar i Kosovës mahnit finlandezët

Baleti Kombëtar i Kosovës në kuadër të turneut katërditor në Helsinki të Finlandës, po vazhdon të mahnis publikun finlandez me performancat e tyre mbresëlënëse. Krahas shkathtësive artistike të kësaj trupe, aty po paraqitet edhe një mozaik i kulturës shqiptare në përgjithësi. Balerina Vjollca Llugiqi na i shpalosi emocionet e saj nga Helsinki, në lidhje me…

LGBTI organizoi “Paradën e Krenarisë – Në emër të lirisë”

Organizatat ‘Cel Kosova’ dhe ‘Csgd Kosova’, sot (10.10.18) organizuan “Paradën  e Krenarisë – Në emër të lirisë”. Kjo paradë tenton të rris vizibilitetin në shoqërinë Kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore.  Për ta përkrahur këtë komunitet, të pranishëm në paradë ishin edhe shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare. Radio KFOR-i ishte i pranishëm…

Shëndeti mendor, bazë e një jetë të shëndetshme

Bota sot shënon ‘Ditën e Kujdesit Ndaj Shëndetit Mendor’, duke krijuar mekanizma mbrojtës dhe sensibilizues për shoqërinë ndaj rrezikut të sëmundjeve mendore. Sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, shëndeti mendor përkufizohet kështu: “Shëndeti mendor është një gjendje mirëqenie në të cilën individi realizon aftësitë e tij, mund të përballojë streset normale të jetës, mund të punoj në…