Në vazhdën e angazhimeve policore në ngritjen e masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të vetëdijesimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në fund të muajit qershor, ka realizuar fushatë me moton “Vozitja është përgjegjësi – Jo Kënaqësi“, me synim vetëdijesimin e pjesëmarrësit në trafik, në veçanti ngasësit të automjeteve.
Lidhur me këtë fushatë, Radio KFOR-i u informua përmes Zyrës së informimit pranë Policisë së Kosovës, ku theksohej: “Në kuadër të kësaj fushate janë përgatitur mbi 500 fletushka, të cilat u janë shpërndarë pjesëmarrësve në trafik nga ana e zyrtarëve policor në teren, me prioritet rrugët nacionale, regjionale dhe ato lokale.”
Realizimi i kësaj fushate edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë, për vetëdijesim, sensibilizim dhe ngritje të sigurisë në trafikun rrugor, duke apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik.