‘Dita Botërore e Mësuesve’, festohet çdo vit më 5 tetor që nga vitit 1994, qëllimi i të cilës është mobilizimi i mbështetjes për mësuesit dhe për të siguruar që nevojat dhe dituritë e gjeneratave të ardhshme, të vazhdojnë të plotësohen.
Sipas UNESCO-s ‘Dita Botërore e Mësuesve’, është një mundësi e mirë për të treguar që puna e mësuesve është njëra nga më të rëndësishmet për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.
Lidhur me këtë ditë, Radio KFOR-i kontaktoi mësimdhënësen e gjuhës angleze, zonjushën Besa Caka, e cila në arsim punon që nga viti 2007, në Shkollën “Fazli Grajqevci”, në fshatin Hade.
“Të punosh me nxënës është një ndjenjë e veçantë. Është kënaqësi e madhe të bartësh dijen tënde tek gjeneratat e ardhshme. Sidomos është një kënaqësi e veçantë për mësimdhënësin kur i sheh frytet e tij apo të saj që po lulëzojnë. Me rasitin e kësaj dite kisha pasur dëshirë ta ndaj një mesazh për të gjithë mësimdhënësit, që çdo ditë e tyre të jetë e veçantë sikurse sot, ta japin maksimumin e tyre, ndërsa nxënësve u them të mësojnë dhe të punojnë shumë për të pasur sa më shumë sukses. Urime Dita Botërore e Mësuesve!”
Në emër të Radio KFOR-it, shfrytëzojmë rastin të falenderojmë dhe të urojmë mësuesit, për çdo gjë që dhanë nga vetja, për të ndriçuar sadopak rrugën e gjatë e të pafund të dijes tonë!