Mbi 300 studentë dhe profesionistë të dizajnit grafik nga gjithë bota, do të mblidhen në Prishtinë nesër (05.10.2018) në konferencën ndërkombëtare të dizajnit grafik ‘REDO’. Konferenca do të mbahet në disa lokacione në Prishtinë; si në ‘Kino Armata’, ‘Shtypshkronjën Rilindja’ dhe në ‘Bibliotekën Kombëtare të Kosovës’, që do të zgjasë deri me 8 tetor të këtij viti. Koordinatori i kësaj conference, Vigan Hoxha, për Radio KFOR-in shpalosi detaje nga kjo konferencë si dhe tregoi për ligjëruesit aty:
“Prishtina tani gjendet në listën e qendrave të rëndësishme të diskutimit të dizajnit grafik, në skenën botërore dhe gjatë fundjavës pritet të vijnë mbi 300 studentë dhe profesionistë nga e mbarë bota, ku shumica janë nga shkollat dhe institucionet më me influencë në dizajn grafik.
Në edicionin e sivjetmë do të ligjërojnë: Jim Shaw, Marnie Weber, Jop van Bennekom , Daniela & Linda Dostalkova, etj.”.
Konferenca ‘Redo’, është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fondacioni ‘Unë e Du Kosovën’, ‘Culture for Change’ – Programi i Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe këtë vit mban edicionin e shtatë.