“Librat janë miqtë më të qetë dhe të përhershëm; këshilltarët dhe mësuesit më të mirë”, kështu i cilëson librat akademiku dhe mësimdhënësi i njohur amerikan, Charles Eliot.
Në fakt, librat pasurojnë njohuritë tona, zhvillojnë imagjinatën tonë dhe sjellin histori dhe ngjarje interesante që jetojnë me në përgjithmonë. Tashmë për të gjithë dashamirësit e librit, Radio KFOR-i ka filluar transmetimin e emisionit më të ri, dedikuar librit dhe leximit. Çdo të shtunë nga ora 16:00 deri në orën 17:00, mund të mësoni për titujt më të rinj botëror, informacionet dhe zhvillimet e fundit në botën e librit. Ky emision ekskluziv në Radio KFOR, pa dyshim do të ju bëjë më të afërt me librin, librat më të lexuar në botë, shkrimtarët dhe faktet interesante rreth mikut tuaj më të mirë- librit. Në këtë emision, përfshihen të gjitha moshat dhe zhanret e letërsisë, duke krijuar informacione që do t’iu përshtaten të gjitha moshave dhe shijeve. Përkthimet e reja, titujt e rinj në gjuhën shqipe, romanet, librat inspirues, novelat e shumë informacione shtesë mbi botën e letërsisë do t’i mësoni çdo të shtunë ,vetëm, në Radio KFOR.