Nga detajet sportive deri tek kombinimet me ngjyra të forta, prerjet jo të zakonshme të veshjeve dhe kombinimet shumë-ngjyrëshe karakterizojnë trendet e veshjeve të verës së këtij viti.
Shtëpitë më të mëdha të modës kanë siç janë: Valentino, Fendi, Burberry, Gucci, Dior e shumë të tjerë kanë prezantuar koleksionet dhe trendet e veshjeve për sezonën e verës 2020, veshje të guximshme, praktike, kombinime të ngjyrave dhe modeleve duke ofruar zgjedhje dhe kombinime për të gjithë adhuruesit e modës.
Ngjyrat e ndezura neon
Veshjet me ngjyra neon fillimisht u prezantuan në vitet e 80-ta por siç duket edhe këtë verë kjo ngjyrë do të rikthehet në veshjet e stilistëve më të mëdhenj në botë. Ngjyra të ndezura si e verdhë, portokalli dhe e gjelbër janë disa nga ngjyrat e kësaj vere.
Veshjet shumë-ngjyrëshe
Ka disa vite që kombinimet një ngjyrëshe nuk janë në modë. Veshjet me shumë ngjyra dhe me materiale e figura të ndryshme karakterizojnë edhe këtë verë.
Veshjet me pika
Fustanet, këmishët, madje edhe kostumet dy pjesëshe me detaje të pikave, janë trendi i vitit 2020 të prezantuara në sfilatat e koleksioneve të kësaj vere.
Materialet nga lëkura
Veshjet nga lëkura gjithmonë ripërsëriten dhe nuk largohen asnjëherë nga moda. Këto veshje ofrojnë komoditet dhe këtë vit në koleksionet e shumë shtëpive të modës janë prezantuar veshja nga lëkura e hollë që mund të jenë të përshtatshme edhe gjatë mbrëmjeve në verë.
Veshjet sportive
Veshjet sportive, praktike paraqesin modën e rrugës dhe janë kthyer në një trend, sidomos nga adoleshentët të cilët kombinojnë veshjet sportive edhe në jetën e përditshme. Atletet, maicat e mëdha dhe çorapet e gjata janë trendet edhe të kësaj vere.