Aktiviteti i radhës që do të organizojë Qendra “Termokiss”, është turniri i ping-pong-ut, i cili do të bëjë bashkë shumë njerëz.
Radio KFOR-i kontaktoi zyrtaren për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën ‘Termokiss’, Fjolla Briskun, e cila tregoi për qëllimin e aktivitetit: “Qëllimi i këtij aktiviteti është që ta mbledhim komunitetin së bashku dhe të argëtohemi. Loja e ping-pong-ut është një prej aktiviteteve që më së shumti i ka bërë bashkë njerëzit në Termokiss dhe tavolina është gjithmonë gati për lojë.”
Ky aktivitet do të mbahet çdo dy javë, të hënave prej orës 20:00 dhe do të jetë i hapur, andaj të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e këtij aktiviteti sportiv.