Në kuadër të festivalin vjetor „Krejt Ka Pak“, Termokiss sonte (30.12.19) organizon koncert me “Muzikë Klasike”, duke filluar nga ora 19:30 në ambientin e Termokiss në kryeqytet. Një pjesë shumë e rëndësishme e programit të tyre muzikor është edhe promovimi i artistëve lokal i t’gjitha zhanreve e llojeve t’muzikës, duke u ofruar atyre platformën për të shfaqur artin, talentin dhe krijimtarinë e tyne.
Muzicientët e rinj, të cilët do të performojnë sonte, janë nga departamenti i “Artit Muzikor” nga Universiteti i Prishtinës: Tringa Sadiku, Hysnije Latifi, Lirdina Kukaj, Entela Qarkagjiu, Drenusha Qerkini, Rina Neziri, Lavdrim Morina, Kujtesa Nimani, Milot Bytyqi.