Duket që fillimviti i 2022-tës, do të na sjellë mundësi të shumta zgjedhjeje mes telefonave të mençur. Është Goolge, që po planifikon të prezantojë telefonin e palosshëm Pixel, derisa Samsung, në ngjarjen e parë prezantuese që pritet të mbahet me 4 janar, do të fokusohet në prezantimin e telefonit të mençur ‘Galaxy S21 FE’, ku në prezantimin e datës 8 shkurt 2022, gjigandi teknologjik do të prezantojë modelin ‘Galaxy S22’.
Nga java që e kemi lënë pas ‘SpaceX’, ka një rival të ri të internetit nga orbita. Komisioni Federal i Komunikimeve ka miratuar një projekt të internetit satelitor, të propozuar nga Boeing, qysh në vitin 2017. Miratimi i projektit thotë që Boeing, mund të fillojë ndërtimin, lëshimin dhe përdorimin e rrjetit të vet të internetit nga hapësira. Plani i Boeing, përfshin lëshimin e 132 satelitëve në orbitën e ulët të Tokës, në një lartësi prej 1.056 kilometrash, ndërsa 15 të tjerë, do të lëshohen në orbitë, në një lartësi midis 27 dhe 44 mijë kilometrash.
Edhe shteti i Massachusetts, në SHBA, vjen me një inovacionin, ku javën që e kemi lënë pas, ka publikuar lajmin se ai mund të jetë shteti i parë, që ka vendosur “barriera” solare kundër tingujve të ndryshëm pranë rrugëve. Është kompania Ko-Solar, e cila ka dizajnuar baterinë e cila paraqet një sistem inovativ, që do të zëvendësojë panelet standarde. Po flasim për vendosjen e paneleve solare në vendet pranë zonave industriale, të cilat do të mbrojnë nga zhurma. Kompania Ko-Solar, në këtë projekt ka bashkëpunuar me Ministrinë e Transportit (MasDOT) në Massachusetts, për të vendosur panele solare në një gjatësi prej 800 metrave dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, një autostradë në rrethinën e Bostonit, do të mund të ishte burim i kësaj energjie të ripërtërishtme, e cila do të akumulojë aq energji brenda vitit, të mjaftueshme për furnizim me energji elektrike për rreth 100 shtëpi.