Organizata ‘Astronomy Outreach of Kosovo’, më datën 27 korrik do të organizoj aktivitetin ‘Star Party’, në sheshin ‘Skëndërbeu’ në Prishtinë, për të gjithë adhuruesit e hapësirës dhe astronomisë.
Aktiviteti do të përfshijë paisje optike për të shikuar objekte të ndryshme qiellore po ashtu do të paraqiten modele të sistemit diellor, copëza meteorësh të ardhur nga hapësira ndërplanetare, por mbi të gjitha aty do të keni rastin që të njiheni nga afër me copëza shkëmbore të Hënës dhe Marsit.
Në këtë aktivitet po ashtu do të keni mundësi të vrojtoni një Eklips të Plotë të Hënës.