Për të gjithë ju që e doni natyrën dhe çiklizmin, e diela e kësaj jave do të jetë në favorin tuaj, meqenëse “Adventure Trips Kosovo”, organizon udhëtim me biçikleta në Shalë të Bajgorës.
Kjo aventurë nisë ngasheshi “Ibrahim Rugova”, në ora 08:00, duke vazhduar në Podujevë dhe pastaj në Bajgorë, ndërsa kthimi do të bëhet nga Mitrovica në Prishtinë.
Përveç argëtimit, dita do të shfrytëzohet edhe në një nga Restaurantet më të mira në Bajgorë, prandaj preferohet që të mos ngarkoheni me ushqim.
Për ju që jeni kurreshtarë rreth këtij aktiviteti, mos harroni të pajiseni me veshje sportive, ujë, ushqime , çokollata, fruta të thata, qantë shpine, pa e harruar më të rëndësishmën, buzëqeshjen.
Për shkak të numrit të limituar, pjesëmarrësit janë të obliguar të rezervojnë vendin dhe të paguajnë shumën prej 2 eurosh në fillim të takimit.
Mos harroni të përgatiteni fizikisht për rrugëtime me biçikleta, përfshirë këtu shkuarjen dhe ardhjen.