Ka pak ditë që është inauguruar stadiumi që mbanë emrin e legjendës së futbollit të kosovës dhe njëherit ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Pas ndeshjes së zhvilluar ditë më parë ku luajtën veteranët e Flamurtarit dhe Prishtinës, dy skuadra që në të shkuarën i ka përfaqësuar Vokrri, stadiumi “Fadil Vokrri” më 13 gusht do të jetë nikoqir i ndeshjes FC Prishtina-Drita, për Super Kupën e Kosovës.
Kjo ndeshje pritet të filloj nga ora 20:00 dhe tashmë klubet kanë ftuar tifozët që të jenë prezentë dhe dëshmitarë të këtij derbi.
Stadiumi “Fadil Vokrri” u inaugurua vetëm ditsa ditë më parë dhe zyrtarizimi i emrit të stadiumit ka ardhur në datën e ditëlindjes së 58-të të ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.
Kur jemi tek ndeshjet sportive, kujtojmë që javën e shkuar përfaqësuesja e Kosovës ka triumfuar në basketboll në U18 , Divicioni C ndërsa gjithashtu Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka pranuar edhe urim nga ‘FIBA Evropa’, për për organizim të mirë të Kampionatit Evropian – Divizioni C.
“Në emër të FIBA Evrope dua t’u falënderoj juve dhe të gjithë anëtarët e Federatës e vullnetarët që ishin të shkëlqyeshëm gjatë Kampionatit Evropian U-18 të Divizionit C, që u organizua në Prishtinë. Më tej, përgëzoj edhe fitoren historike të ekipit tuaj”, ka shkruar në letrën e urimit dërguar FBK-së drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.