Për sorpanon e njohur Marigona Qerkezi, çmimet janë bërë rutinore. Ajo së fundmi është vlerësuar me çmimin special në garën e 4-të të këndimit operistik në Portofino të Italisë, ku performoi në mesin e 250 këngëtarëve lirik nga 48 shtete të botës.
Flautistja dhe solo këngëtarja e njohur, e cila suksesshëm po bën karrierë ndërkombëtare duke interpretuar në skenat më prestigjioze të muzikës lirike në botë, ndau emocionet e saja me Radio KFOR-in, përkitazi me këtë vlerësim që i është bërë.
“Ështe ndjenjë e mrekullueshme që ne mesin e qindra konkurrentëve nga mbarë bota të vlerësohem dhe shpërblehem me çmimin special nga një juri aq prestigjioze me drejtorët e Operave, ndër më të rëndësishmet: Operas së Vjenës, Tokios, Moskës, Amsterdamit, Firenzës e Brukselit”, u shpreh e nderuar Marigona.
Sopranoja Qerkezi është përzgjedhur në mesin e 40 këngëtarëve që do garojë në prestigjiozen “Operalia”, konkurs i cili drejtohet nga Placido Domingo, e që këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë nga data 27 gusht deri më 2 shtator.
Për suksesin e sopranos, kanë shkruar edhe gazetat më të lexuara italiane duke theksuar se me çmimin special është vlerësuar një solo-këngëtare nga Kosova.
Kujtojmë që Marigona Qerkezi, paraqitjen e parë skenike e kishte në qendrën e rëndësishme muzikore në Lubljanë dhe prej atij debutimi, intepretimet e saja nuk patën shkëputje duke u paraqitur në shtëpitë më të mëdha operistike botërore dhe ky është çmimi i saj i 7-të operistik internacional.