Në kalendarin e datave të rëndësishme, 20 Prilli shënon ‘Ditën e Gjuhës Kineze’. Kjo datë është shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim të njohjes së kontributit të gjuhës, literaturës dhe poezisë kineze në kulturën botërore.
Ndër vite, për nder të shënimit të kësaj dite, Kombet e Bashkuara dhe organizata partnere të saj organizojnë ngjarje të ndryshme, për të vënë në pah kulturën dhe historinë e pasur të gjuhës kineze, në të cilat paraqiten autorë të shquar, poetë dhe kaligrafë kinezë. Po ashtu, në vende të ndryshme të botës organizohen koncerte me muzikë kineze, shfaqje të arteve marciale dhe ekspozita kaligrafike.
Kombet e Bashkuara kanë gjashtë gjuhë zyrtare: gjuhën arabe, kineze, angleze, franceze, ruse dhe spanjolle. Secila prej tyre shënohet në një datë të caktuar me qëllim të promovimit të multikulturalizmit dhe mirëkuptimit ndërkulturor, duke shfaqur historinë e pasur dhe kulturën letrare të secilës gjuhë.
Shënimi për herë të parë i ‘Ditës e Gjuhës Kineze’, nga Kombet e Bashkuara është shpallur më 12 nëntor të vitit 2010, ndërsa një vit më vonë, më 2011, kjo datë është zhvendosur me 20 prill, datë kjo që shënohet edhe sot pas 9 viteve.