“Gjithmonë ka një “derë” për të qenë person më i mirë” dhe kjo thënie i referohet mijëra mundësive që mund t’i kemi për të zgjdhur të jemi çdo ditë e më të mirë. Të gjithë njerëzit, pavarësisht racës, etnisë, gjinisë, moshës…etj, të gjithë kemi apsiratat tona jetësore. Të gjithë duam lumturi, sukses, dashuri dhe prosperitet. E për t’i arritur këto, së pari duhet ta duam vetën dhe të punojmë me vetën tonë.
Radio KFOR-i sot, ju sjellë disa këshilla se si mund të bëheni person më i mirë në këtë kohë kur gjithçka është e ‘shpejtë’ dhe stresi, e nganjëherë edhe mbingarkesa që ia bëjmë vetës na bënë të dalim nga vetja:
- Eksploroni vetën tuaj – Udhëtimi juaj për t’u bërë versioni më i mirë i vetes tuaj, fillon me të kuptuarit se kush jeni ju në thelb.
- Falni dhe largoni zemërimin – të falni dikë që ju ka lëndar, do të thotë ta shpëtoni vetën tuaj nga dhimbjet.
- Pranoni përgjegjësitë – Ndaloni të fajësoni të tjerët kur gjërat nuk shkojnë mirë.
- Pranoni kur gaboni dhe kërkoni falje – Kur vërtetë përpiqemi të bëjmë ndryshime, tregojmë përulësi dhe dhembshuri për ata që kemi lënduar. Andaj kërkimfalja do të ju ndimojë në rrugën për të gjetur versionin më të mirë të vetes tuaj.
- Bëhuni dëgjues i mire – Dëgjimi i të tjerëve është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për një person tjetër dhe për veten tuaj.
- Behuni të sjellshëm – Të qenit i sjellshëm është një veprim i vogël i mirësisë që mund të bëjmë për të gjithë ata që duam dhe na duan.
- Kini respekt për të tjerët (dhe veten) – Të pasurit respekt për të tjerët është një rregull i artë nëse duam të bëhemi njerëz më të mirë, dhe gjithashtu ka të bëjë me thelbin e çdo pike tjetër të kësaj liste.
- Vendosni synime për veten tuaj – Qëllimet na japin përqëndrim dhe një mënyrë për të matur përparimin tonë. Qëllimet na motivojnë të qëndrojmë në rrugën e duhur.